LAJMI I FUNDIT:

Shoferi filmoi veten teksa futej me shpejtësi mes veturave në një autostradë në Angli – pak sekonda para se të vriste një grua shtatzënë bashkë me foshnjën e saj

Shoferi filmoi veten teksa futej me shpejtësi mes veturave në një autostradë në Angli – pak sekonda para se të vriste një grua shtatzënë bashkë me foshnjën e saj

Një burrë që filmoi veten duke vozitur me shpejtësi deri në 198 km/h teksa futet mes veturave në autostradë është dënuar me 12 vjet burg pasi vrau një nënë shtatzënë të dy fëmijëve – pas një përplasje me veturën e tyre në rrugë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Adil Iqbal, 22 vjeç, ishte duke vozitur me njërën dorë dhe duke mbajtur telefonin e tij me tjetrën për të filmuar veten, ndoshta për t’u shfaqur në Facebook, teksa devijuar nëpër korsi, duke arritur një shpejtësi të madhe në makinën BMW të babait të tij.


Zonja Jules-Hough pësoi lëndime vdekjeprurëse në tru në përplasjen e tmerrshme

Kjo ngjarje thuhet se kishte ndodhur në autostradën M66 në Bury, Greater Manchester, më 13 maj të këtij viti.

Siç bëhet e ditur, zonja Jules-Hough, e cila ishte 17 javë shtatzënë me vajzën e saj të parë, Neeve, pësoi lëndime vdekjeprurëse në tru.

Iqbal kishte filmuar veten duke ecur me shpejtësi të lartë përmes telefonit të tij përpara përplasjes

Vajza e saj vdiq me të, kur ajo ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit në spital e rrethuar nga familja e saj, pasi nuk i ishte rikthyer kurrë vetëdija.

Djali i saj, Thomas Spencer, nëntë vjeç, dhe nipi Tobias Welby mbetën në koma duke pësuar lëndime të rënda të trurit dhe rezultatet e tyre afatgjata mbeten të pasigurta, ka dëgjuar së fundmi një gjykatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori