LAJMI I FUNDIT:

Shkurte Fejza flet për herë të parë pas thashethemeve për “aderimin” në parti politike (Foto)

Shkurte Fejza flet për herë të parë pas thashethemeve për “aderimin” në parti politike (Foto)

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit që do të zhvillohen muajin e ardhshëm në Kosovë, shumë fytyra të njohura publike, ndër to: gazetarë, analistë, madje edhe këngëtarë kanë bërë aderimet e tyre në disa parti politike në vend.

U përfol ditë më parë se një ftesë për aderim në një parti politike e pati edhe këngëtarja Shkurte Fejza, por që gjithçka u mohua nga një deklaratë e bashkëshortit të saj.


Shkurte Fejza hyn në politikë? Flet bashkëshorti i saj rreth spekulimeve të fundit
Lexo po ashtu Shkurte Fejza hyn në politikë? Flet bashkëshorti i saj rreth spekulimeve të fundit

Për të treguar se ajo nuk dëshiron të merret me politikë, Fejza ka bërë gjatë ditës së sotme edhe një shkrim të gjatë në rrjetin social Facebook, ku ka treguar gjithçka rreth kësaj teme:

“Miq të mi të dashur, simpatizues shumë të respektuar të këngëve të mija, Ju që më keni mbështetur për dyzet vite me radhë gjeneratë pas gjenerate në ditë të mira dhe në ditë të vështira për mua, për ju dhe për gjithë popullin shqiptarë. Ju jeni pjesa ma e ndërgjegjshme e kombit shqiptarë dhe une krenohem me ju. Andaj dua të ju them se: Unë nuk kam ambicje të merrem me politikë por edhe nuk dua t’a dëshproj asnjërin nga ju qe jeni nëpër parti të ndryshme politike, edhe për këtë arësye nuk aderoj në parti politike”, kishte shkruar Shkurta.

Por përveç kësaj ajo ka një kërkesë për të gjithë fansat e saj.

Shkurta kërkon nga fansat e saj që të votojnë partitë e tyre të preferuara dhe të votojnë ata që mendojnë se janë më të ndershëm dhe më atdhetarë.

“Kam vetem një kërkesë nga Ju: Ashtu si jeni ju ma të mirët prej të gjithë të tjerëve votoni nëpër partitë tuaja të preferuara por mundohuni dhe votoni vetem ata që mendoni se janë ma të ndershëm, ma atdhetarë dhe që punojnë ,ma së shumti për këtë popull sepse mjaftë kemi vuajtur. Ky do të ishte patriotizmi ma i madh sepse sot patriot është ai që punon shume dhe ndershëm për mirëqenjen e qytetarëve të Kosovës sonë të dashur.

Me dashuri dhe respekt, Shkurte Fejza” (sic.), shkruan këngëtarja e njohur në statusin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori