Video projekti muzikor “Pantarei”, është një projekt me dedikim të posaçëm për kauzën sociale, në ftesën për të respektuar të drejtën individuale të zgjedhjeve në jetë, ngritjen e ndërgjegjësimit në masë për STOP njëanshmërive e paragjykimeve për komunitetin LGBTI, në Kosovë dhe regjion.

Melodi e zgjedhur me kujdes e magjishme dhe depertuese e kompozuar me mjeshtri nga kompozitori Florent Boshnjaku, e bënë “Pantarei”, refrenin e jetës dhe kohës.


Lirika e këngës “Pantarei”, shprehë dramën dhe zbret thellë në tragjedinë e komunitetit LGBTI në Kosovë dhe rajon, duke pasqyruar përditshmërinë dhe ndjenjën sublime të dashurisë e cila në ç’do rrethana mbetet e tillë “Dasshuri”.

Produksionet 2B STUDIO dhe MOMENTO FILM, janë realizues të konceptit artistik të zhvilluar nga Regjisoret: Bardhyl Bejtullahu dhe Lulzim Bejta , Drejtori i Fotogrfaisë: Lulzim Bejta, Kostumografija nga Disejnatorja: Njomëza Luci dhe MUA Sellma. I konceptuar si shprehje kontemporane artistike, koncepti regjisorial fletë me gjuhen e trupit për ndjenjen e dashuris brenda llojit të njejtë.

Shkumbin-Tafilaj

Me pjesëmarrje të veçantë të Aktorëve së Karrierës: Alban Ukaj, Neda Nikolic, Arta Selimi, Sarah Jusufi dhe Lumi Bekiri, balerinit:Alexander van Hemlok dhe fëmijëve:Drita Azemi dhe Drin Kelmendi , regjisoret shprehën një gjendje të jetës së dyfisht dhe proçesit të rritjes me të njëjtën forcë për të dashuruar.

Projekti muzikor “Pantarei”, është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë dhe Shqipëri.