LAJMI I FUNDIT:

​Shkolla me pesë ndërrime në Viti, puna për objektin e ri nuk ka përfunduar as pas 7 vjetësh

​Shkolla me pesë ndërrime në Viti, puna për objektin e ri nuk ka përfunduar as pas 7 vjetësh

Ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidema” në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë ka filluar prej 7 vjetësh, por ende nuk është finalizuar.

Nxënësit e kësaj shkolle janë detyruar të vijojnë mësimin në objektin e shkollës së mesme “Kongresi Manastirit”, por, jo në kushte të rregullta të procesit mësimor.


Ndonëse autoritetet thonë se janë katër ndërrime, në fakt mësimdhënësit dhe nxënësit tregojnë se janë pesë ndërrime me vetëm 25 minuta për një orë mësimi.

Punët e vrazhda dhe lyerja e hapësirave, së bashku me instalimet elektrike ka përfunduar, por nga brenda ende ka shumë punë për të bërë që kjo shkollë të jetë funksionale. Sipas projektit, punimet e të cilit kanë filluar në vitin 2016, shkolla duhet të ishte gati në vitin 2019.

Drejtohesha e shkollës “Halil Alidema”, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, tha se ndërtimi i objektit të shkollës ka ngecur për shkak se operatori ka qenë i papërgjegjshëm, derisa kërkon nga Ministria e Arsimit që të ketë prioritet ndërtimin e objektit të shkollës.

“Ndërtimi i objektit të ri shkollor është ndërprerë pasi që operatori nuk ka qenë i përgjegjshëm, ku si pasojë e kësaj, lënda së fundmi është dërguar edhe në OSHP (Organin Shqyrtues të Prokurimit). Ndërtimi i këtij objekti shkollor është projekt i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kërkesë e vazhdueshme e stafit të shkollës, prindërve, është që MASHT-i dhe Ministria e Punëve të Brendshme të kenë prioritet përfundimin e objektit tonë shkollor sa më parë, sepse duhet respektuar gjithë përfshirja edhe nxënësit tanë duhet të kenë të drejtën për të mësuar në objektin e tyre shkollore”, tha Pira.

Shkolla “Halil Alidema” dikur kishte një objekt të sajin të vetin, por tërmeti i nëntorit të vitit 2019 që goditi Shqipërinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Kosovë, e bëri të papërdorshëm atë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Arta Ajeti deklaroi për KosovaPress se institucion kanë bërë kërkesa tek institucionet qendrore që të përfundojë objekti i ri.

“Shkolla fillore në Pozheran që është ‘Halil Alidema’ ka filluar të ndërtohet që nga viti 2016 d.m.th. tash shtatë vite ka ngecur ndërsa shkolla e vjetër që ka qenë aty është dëmtuar nga tërmeti (nëntor 2019) në Shqipëri. Nga ekspertë është vërtetuar që nuk është objekt që mund të zhvillohet procesi mësimor, prandaj jemi detyruar ta rrënojmë.

Ndërsa nxënësit e shkollës fillore i kemi zhvendosur në objektin e shkollës mikse që e kemi ‘Kongresi Manastirit’ atje janë katër ndërrime. Rregullisht bëjmë shkresa si Drejtori e Arsimit bashkë me Komunën, rregullisht bëjmë shkresa atje, ende nuk kemi asnjë përgjigje” tha Ajeti.

Ajo u shpreh se kjo situatë po dëmton nxënësit dhe mësimdhënësit, derisa theksoi se kanë pasur edhe protesta për ndërtimin e shkollës.

Drejtoresha Ajeti tha se nga Ministria e Arsimit kanë marrë përgjigje se lënda është në shqyrtim, por deri më tani asnjë hap nuk është ndërmarrë.

“Kërkesa ime është që sa më shpejt të bëhet një zgjidhje sepse është viti i tretë që fëmijët tonë janë më katër ndërrime dhe ora është 20 minuta e cila nuk ka efekt d.m.th. jo që shkon në dëmtim të nxënësve po ashtu edhe për normal edhe tek mësimdhënësit, kështu kemi pasur edhe ankesa nga prindërit, kemi pasur vitin e kaluar edhe protesta dhe i kuptoj plotësisht… Ishim në kontakt me Ministrinë e Arsimit dhe ata vetëm na kanë informuar se lënda është në OSHP”, shtoi Ajeti

Mësimdhënësit e kësaj shkolle fillore janë të shqetësuar së procesi mësimor nuk është efektiv dhe kështu po dëmtohen nxënësit.

Profesori Drilon Pira thotë se një orë mësimore prej 25 minutash është e pamjaftueshme për mësimdhënie dhe mësim-nxënie.

“Pa dyshim që është mjaftë e vështirë sepse 25 minuta janë të pamjaftueshme nevojat e nxënësve, sidomos nga një mësimdhënës por edhe mësim-nxënia nuk është efektive në këtë aspekt, prandaj thirrjet tona duhet të jenë ndaj të gjithëve… Ne kemi vazhduar mësimin në këtë objekt ku jemi tani po mundohemi të rikuperojmë ato mungesa që kanë nxënësit por presim, lutemi në çfarë do forme procedurat administrative mos me qenë problematike për ndërtimin e shkollës se re”, tha Pira.

Ndërsa, profesoresha Fitore Halili tha se orën e saj të artit figurativ e ka të pamundur të zhvillojë për vetëm 25 minuta.

“Është e pamundur për të realizuar një orë mësimore sa i përket sidomos lëndës time të artit figurativ të zhvillohet një orë e mësimit tash si duhet me një kohë kaq të shkurtër… Gjithmonë është kërkesa jonë tash e sa vjet por është e pamundur më mbërri atë çka ne po e duam”, tha Halili.

Prindërit nuk janë aspak të kënaqur me situatën aktuale. Liridona Halabaku, e cila ka dy fëmijë në këtë shkollë, bëri të ditur se mësimi për fëmijët e saj zgjat vetëm dy orë.

“Procesi mësimor që katër vite është tmerr i Zotit, djalin e kam klasën e tretë, të madhin në klasën e pestë, mësimi fillon në 12:15 mbaron në 14:15. Vetëm dy orë është shumë pak po ishalla bëhet mirë, edhe për neve, edhe për fëmijët se mësimi është katastrofë. Shkolla është ndërtuar vetëm se nuk është kompletuar sa duhet qe sa vite, fëmijët e mi me këtë orar, katastrofë” tha Alabaku.

Edhe nxënësit nuk janë aspak të kënaqur.

Edhe Lejla Pira, nxënëse në këtë shkollë, tha se presin që ndërtimi shkollës të përfundojë sa më shpejtë dhe t’i rikthehen procesit normal mësimor.

Në lidhje me përfundimin e objektit të ri të shkollës “Halil Alidemi”, KosovaPress ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Arsimit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori