LAJMI I FUNDIT:

Shkoi për t’i kërkuara paratë e qirasë, ky veprim i kushtoi me jetë pronarit të apartamentit në Nju Jork – të rinjtë e rrëzojnë për vdekje shkallëve

Shkoi për t’i kërkuara paratë e qirasë, ky veprim i kushtoi me jetë pronarit të apartamentit në Nju Jork – të rinjtë e rrëzojnë për vdekje shkallëve

Një video e publikuar nga mediat amerikane, shfaqin momentin kur pronari i një apartamenti mbytet pas një fjalosje që pati me personat që ua kishte lëshuar pronën me qira.

Këtë burrë të pafat ata shtyjnë shkallëve, e nga lëndimet e marra ka mbetur i vdekur në vend, transmeton Telegrafi.


Në video shihet se si 71-vjeçari Edgar Mocaio bisedon me telefon në rrugën 102 në Koroni rreth orës 15:00.

Në një moment dera e apartamentit hapet dhe aty fillon grindja mes Mocaios dhe qiragjinjve të tij, që njërin prej tyre e kanë identifikuar si Alex Garces, 22-vjeç.

Garces shtynë Moncaion i cili rrëzohet në shkallët e punuara nga tullat e kuqe dhe përplaset me kokë në trotuar.

Ndërkaq Garces dhe miku i tij zbresin shkallëve dhe kalojnë pranë Mocaios që qëndronte i shtrirë pa ndjenja. Në një moment miku i sulmuesit afrohet për t’u siguruar nëse burri i moshuar është gjallë, dhe largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Në anën tjetër nipi i Mocaios, Nicholas Zativa, 20-vjeç, ka thënë se Moncaio është shpallur i vdekur nga mjekët.

E qiragjiu fillimisht u kishte thënë policëve se gjithçka ka qenë aksidentale, pasi që ishte munduar të merr diçka në tokë dhe kur hapi derën e rrëzoi Moncaion në tokë.

Besohet se gjithçka filloi kur pronari i apartamentit ua kërkoi paratë për qiranë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori