Shkëndija nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Dudelage, duke u eliminuar nga Liga e Evropës.

Djemtë e drejtuar nga Qatip Osmani bënë një ndeshje shumë të mirë, por shpërdoruan shumë raste.

Në fund, edhe nervat i tradhtuandhe Shkëndija e mbylli sfidën me tetë futbollistë.

Pjesa e parë ishte e barabartë me Shkëndijën që provoi disa herë, por që manovrat sulmuese ishin të ngadalshme.

Në pjesë e dytë vendasit goditën dy herë shtyllën, para se të shënonin.

Ricardo Delgado shënoi me kokë për 1-0 pas një harkimi nga e majta (78’).

Në fund Shkëndija mbeti me tetë lojtarë pasi Visar Musliu, Agim Ibraimi dhe Valmi Nafiu undëshkuan me të kuq u ndëshkua me karton të kuq.

Shkëndija është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2. Një vit i dobët për Shkëndijën në Evropë, pasi në vitet e shkuara ka bërë më mirë. /Telegrafi/