LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar që mundësia e depërtimit të coronavirusit direkt në mushkëri është jashtëzakonisht e vogël

Shkencëtarët kanë zbuluar që mundësia e depërtimit të coronavirusit direkt në mushkëri është jashtëzakonisht e vogël

Studimet për coronavirusin ende po vazhdojnë, ndërsa është e qartë që ka edhe shumëçka që duhet të zbulohet

Probabiliteti që coronavirusi hyjë drejtpërdrejt në mushkëri është jashtëzakonisht i vogël, prandaj pneumonia kryesisht buron nga organet e sipërme të frymëmarrjes, sipas hulumtimit të fundit të botuar nga shkencëtarët hungarezë, shkruan Scientific Reports, plërcjell Telegrafi.


Sipas rezultateve të shkencëtarëve, mundësia për depërtim të patogjenit në mushkëri është e vogël, madje edhe nëse thithen aerosolet e kollës së një personi të infektuar me coronavirus.

Procesi i cili çon në pneumoni fillon me infeksionin e traktit të sipërm respirator, ku virusi shumohet dhe depërton poshtë në organet respiratore, theksojnë shkencëtarët.

Ata kanë propozuar aplikimin e agjentit i cili zvogëlon përqendrimin e virusit në mukozën e membranës së gojës dhe hundës kur pacienti i ndien simptomat e para të sëmundjes, siç janë kolla apo mungesa e aromave apo shijeve, në mënyrë që të shmanget një fazë më e vështirë, thuhet në deklaratën e Rrjetit të Kërkimeve Eötvös Loránd.

Shkencëtarët gjithashtu theksuan rëndësinë e zvogëlimit të përqendrimit të covidit në ajër dhe sugjeruan ajrosjen e shpeshtë të dhomës dhe kollitjen në një facoletë madje edhe kur pacienti është vetëm në dhomë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori