LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi i Kroacisë e lë në hije dhe buzë eliminimit Argjentinën e Messit

Shkëlqimi i Kroacisë e lë në hije dhe buzë eliminimit Argjentinën e Messit
Foto: Getty Images

Argjentina është shumë afër eliminimit nga Kampionati Botëror, Rusia 2018, pasi ka pësuar humbje në takimin e dytë në kuadër të Grupit D nga kombëtarja e Kroacisë me rezultat 3-0.

Në një atmosferë fenomenale të krijuar në stadiumin e Nizhny Novgorodit, u zhvillua ajo që u quajt ndryshe një finale para finales për skuadrën e Lionel Messit, një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur historia.


Por, as prezenca shumicë e tifozëve të Argjentinës në stadium e as fakti tjetër i prezencës së një prej më të mirëve që ka njohur historia e futbollit nuk u interesoi kroatëve, të cilët u shfaqën kompakt nga fillimi i takimit dhe me synim të qartë.

Argjentina kishte dominimin në posedim, por rreshtimi fenomenal i Kroacisë duke mos u fokusuar vetëm në një lojtar, bëri që si strukturë të ndalej Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij.

Acuna pas 22 minutash lojë qëlloi traversën rastësisht pas një harkimi dhe ishte kjo një prej mundësive më të mira të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë loja ishte më e hapur dhe presioni rritej për Argjentinën që po kërkonte golin.

Dhe, pikërisht në momentin kur po arrihej piku i dominimit të ekipit të Lionel Messit, erdhi gabimi shokues i portierit Caballero, i cili në tentim për të larguar topin nga zona, asiston te Rebic, i cili nga afërsia me një volej i dha epërsinë kroatëve (53′).

Momenti kur Rebic shfrytëzoi gabimin dhe realizoi golin e parë, Foto: Getty Images

Argjentina hodhi gjithë arsenalin përpara duke inkuadruar edhe Higuainin dhe Dybalan, por gjysmë rastet nuk thyen mbrojtjen fantastike të kroatëve.

Hija e Messit u shfaq në fushë, jo Lionel Messi, Foto: Getty Images

Brozovic pas 80 minutash lojë e gjeti të vetmuar Luka Modricin te 16 metërshi, e mesfushori i Real Madridit në stilin e tij me një gjuajtje mjeshtërore shtangu argjentinasit prezent në stadium duke realizuar për 2-0.

Argjentina pa gjasa çoi gjithçka në sulm dhe në një kundërsulm Rakitici shtoi edhe një tjetër gol për 3-0 (90+2′).

Afër eliminimit, Foto: Getty Images

Kroacia ka siguruar kualifikimin me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, kurse Argjentina ka një pikë në vendin e tretë dhe tani përballet me Nigerinë që ka zero pikë. Argjentina ka një pikë. Messsi dhe kombëtarja e tij gjenden buzë eliminimit dhe u duhet mrekulli, duke shpersuar në rezultat pozitiv të Nigerisë dhe në ndeshjen e fundit të mposhtë Nigerinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori