LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqim nga James Harden dhe Russell Westbrook

Shkëlqim nga James Harden dhe Russell Westbrook

Sërish ata, përherë ata. James Harden dhe Russell Westbrook janë lojtarët e momentit në NBA.

Fundori i Houston Rockets regjistroi një tjetër “Triple Double”, të 12-tën gjatë këtij sezoni për të larë llogaritë edhe me Brooklyn Nets 137-112. Teksanët mbyllin serinë negative prej dy humbjesh rresht duke u rikthyer në garë për vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit ku numërojnë 1 fitore më shumë se San Antonio Spurs.


Harden e mbylli mbrëmjen me 22 pikë, 11 kërcime dhe po kaq asiste duke rezultuar vendimtar në periodën e tretë për Houston. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim por dy periodat e mbetura folën tërësisht për raketat që thyen Brooklyn me mungesa të rëndësishme si Jeremy Lin e Brook Lopez.

Ndërkohë, në Sacramento, Oklahoma dominoi 122-118 me Russell Westbrook që regjistroi 36 pikë, 11 kërcënime dhe 10 asiste për të 20-ën “Triple Double” të sezonit.

Nuk janë vetëm shifrat që flasin për shtatlartin e Oklahomas por edhe loja e tij në parket ku praktikisht ai ishte i pranishëm në çdo moment duke vendosur diktatin e tij edhe pse në total, City Thunder si skuadër nuk zhvilloi një nga ndeshjet më të mira.

Sukses me shumë peshë regjistroi edhe Chicago në fushën e Memphis 108-104 falë formës së shkëlqyer te McDermott me 31 pikë dhe Jimmy Butler. Në këtë mënyrë, skuadra nga Ilinois konfirmohet forcë reale në Lindje pas sukseseve ndaj Cavaliers dhe Raptors. Kjo është fitorja e dytë rresht për skuadrën e trajnerit Hoiberg, ndërsa për skuadrën nga Tenesee, Conley regjistroi 28 pikë dhe 8 asiste.

Në Kaliforni vazhdon të vuajë Los Angeles Lakers që nuk arriti t’i bënte ballë as Detroit Pistons pasi u mund 97-102. Tobias Harris nxorri nga telashet ekipin e Pistons duke e zhytur në krizë ekipin liqenor që tashmë numëron 4 humbje rresht pavarësisht paraqitjes pozitive të Williams dhe Rusell.

Nuk ka paqe as për New York që u dorëzua përballë Torontos 116-101. DeMar DeRozan me 23 pikë dhe Norman Powell me 21 të tjera detyruan skuadrën nga “Molla e Madhe” për të dorëzuar armët në një ndeshje pa shumë histori. Në këtë mënyrë, Toronto forcon pozitat në vendin e dytë të Konferencës së Lindjes duke i dërguar sinjale të rëndësishme Cleveland Cavaliers që vazhdon të kryesojë.

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori