LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu ndaj Prishtinës në një pozitë që nuk është e tij, Xherdan Shaqiri duartroket kushëririn e tij

Shkëlqeu ndaj Prishtinës në një pozitë që nuk është e tij, Xherdan Shaqiri duartroket kushëririn e tij

Gjilani ka arritur të nxjerrë një barazim ndaj Prishtinës me rezultat 0-0 në ndeshjet e fundit të xhiros së dytë.

Nuk do të ishte asgjë e jashtëzakonshme në kushte normale që këto dy skuadra të luanin baras, por ishte e jashtëzakonshme pasi Gjilani u paraqit me 70% të futbollistëve juniorë.


Redon Ismaili, Edison Kqiku e Oltion Bilalli ishin të vetmit që kishin përvojë në Superligë nga edicioni i kaluar, por edhe mosha e këtyre treve është shumë e re.

Një tjetër futbollist që shkëlqeu në këtë sfidë ishte edhe Eldonit Shaqiri, një mbrojtës i djathtë që në këtë sfidë luajti në qendër të mbrojtjes dhe ishte thjesht fantastik në ndërhyrjet e tij dhe rikuperimin e topave në ajër.

20-vjeçari shkëlqeu dhe paraqitja e tij i ka rënë në sy edhe yllit të madh të futbollit shqiptar Xherdan Shaqirit.

Në fakt Xherdani dhe Eldoniti janë kushërinj të afërt pasi baballarët e tyre janë vëllezër.

Shaqiri ka nxjerr një foto të Eldonitit në ‘Insta Story’ dhe ka duartrokitur paraqitjen e tij të mrekullueshme ndaj Prishtinës.

Mbrojtësi i talentuar e ka nisur karrierën te akademia e Dritës, derisa ka luajtur edhe për disa skuadra si Vitia, Kika e Flamurtari në Ligën e Parë.

Ai këtë vit është bërë pjesë e Gjilanit U21, por në mungesë të futbollistëve debutoi në Superligë duke shfaqur një ndeshje fantastike.

Sigurisht që pas ndeshjes fantastike ndaj Prishtinës, Eldoniti pritet të mbetet pjesë e ekipit të parë dhe pse jo ndoshta do të ketë një të ardhme edhe në Evropë, pasi vëllai i Xherdanit, Erdin Shaqiri është një menaxher i njohur në futbollin evropian dhe mund të ndërmjetësoi transferimin e tij nëse talenti gjilanas vazhdon me paraqitje të mira në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori