LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Sarrit do t’i kushtojë 20 milionë euro Juventusit

Shkarkimi i Sarrit do t’i kushtojë 20 milionë euro Juventusit
Maurizio Sarri (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka shkarkuar nga detyra Maurizio Sarrin, i cili bëhet trajneri i dytë që shkarkohet pas fitimit të titullit në Serie A, por vendimi për largimin e tij do t’i kushtojë klubit italian plot 20 milionë euro.

Pasi Max Allegri u pushua nga puna vitin e kaluar, pavarësisht se u bë trajneri i parë që siguroi pesë tituj radhazi në Serie A, Sarri gjithashtu është zyrtarizuar si i larguar këtë pasdite.

Ndërsa Allegri kishte akoma një vit nga kontrata e tij dhe për këtë arsye ishte paguar për të prishur kontratën për sezonin e fundit, situata me Sarrin është ndryshe.

Shkarkohet Sarri - Juventusi gjen menjëherë zëvendësuesin e tij
Lexo po ashtu Shkarkohet Sarri - Juventusi gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat është i lidhur me Juventusin deri në qershor të vitit 2022, duke fituar një pagë në vlerë prej 5.5 milionë euro neto në sezon.

Nëse kontrata nuk përfundon me pëlqimin e ndërsjellë, atëherë Juve duhet të paguajë 11 milionë euro neto për dy vitet e Sarrit apo 20.3 milionë euro bruto.

I gjithë stafi i tij u shkarkua gjithashtu si pjesë e revolucionit të fundit në Torino, ndërsa edhe largimi i tyre do t’i kushtojë arkave të Zonjës së Vjetër.

Ndryshe, tashmë veçse kanë dalë emrat e mundshëm për ta pasuar Sarrin në Allianz Stadium, ku më të përfolurit janë Gianpiero Gasperini dhe Mauricio Pochettino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori