LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i Trumpit, nacionalizmit dhe lajmeve të rrejshme, shkencëtarët ndryshuan “Orën e Fundit të Botës” (Video)

Shkaku i Trumpit, nacionalizmit dhe lajmeve të rrejshme, shkencëtarët ndryshuan “Orën e Fundit të Botës” (Video)

Shkencëtarët thonë se bota nga sot është më afër apokalipsit. “Buletini i Shkencëtarëve Atomikë” (BPA), fundin simbolik të botës e zhvendosi për 30 sekonda: nga tre minuta në dy minuta e gjysmë para mesnatës.

Rachel Bronson nga BPA u apelon udhëheqësve botërorë të qetësohen, në vend se të shtojnë tensionet që mund të çojnë në luftë, raporton BBC.


BPA në raport ka shkruar se deklaratat e Trumpit për ndryshimet klimatike, përhapja e arsenalit bërthamor amerikan dhe marrja në pyetje e agjencive të zbulimit, kanë kontribuar në rritjen e rrezikut global, transmeton Telegrafi.

Trumpi pranon se ka marrë kodet nukleare: Është e frikshme, shumë e frikshme! (Video)
Lexo po ashtu Trumpi pranon se ka marrë kodet nukleare: Është e frikshme, shumë e frikshme! (Video)

Kjo paraqet momentin më të afërt të “fundit të botës”, që nga viti 1953, kur akrepi lëvizi për dy minuta – pas testimit amerikan e sovjetik të bombave të hidrogjenit.

Akrepi që shfaq minutat në këtë orë është metafora për dobësinë botërore ndaj fatkeqësive. Kjo pajisje simbolike është krijuar nga shkencëtarët në vitin 1947. BPA është themeluar në Universitetin e Çikagos më 1945. Ajo u themelua nga shkencëtarët që ndihmuan të zhvillohen armët e para atomike. Sot ky grup përfshin fizikanë dhe ekologë nga e gjithë bota. Ata vendosin për kohën në këtë orë simbolike.

Në dy vitet e fundit, akrepi që shfaq minutat në orë qëndroi për tre minuta para mesnate. BPA beson se rreziku i një katastrofe globale në vitin 2017 është i madh ndaj e lëvizën kohën për 30 sekonda.

“Komentet shqetësuese në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore nga Donald Trumpi, deklaratat e tij për ndryshimet klimatike dhe nacionalizmi në gjithë botën kanë ndikuar në vendimin tonë”, thonë nga BPA.

Një faktor tjetër përcaktues ishte dyshimi ndaj të ardhmes së marrëveshjes bërthamore për Iranin, kërcënimi i sigurisë kibernetike, si dhe rritja e lajmeve të rrejshme.

Kur ora u krijua në vitin 1947, ishte shtatë minuta para mesnatës. Që atëherë u zhvendos 22 herë. Ora ishte caktuar së fundi më 2015 kur lëvizi nga pesë në tre minuta deri në mesnatë – për shkak të kërcënimeve të atëhershme globale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori