Edhe pak ditë e ndajnë Napolin nga përballja historike me Realin e Madridit, e vlefshme për 1/8 e Champions League. Klubi italian po e vlerëson maksimalisht këtë ndeshje dhe në kuadër të kësaj sfide do të ndryshojnë edhe dietën.
Sipas gazetës napolitane “Il Mattino”, Hysaj me shokë do të nisin një dietë të veçantë të përgatitur nga 3 specialistë italianë ushqimi dhe kjo dietë e ndalon rreptësisht picën, specialitetin e qytetit të Napolit.
Për mëngjes vetëm ushqime që treten lehtë. Nuk bëhet fjalë për kapuçino dhe kroasan. Kafe, drithëra, musli, fruta të stinës dhe fruta të thata. Ata që duan të kripurat, proshutë krudo dhe parmixhan.
Për drekë do të ndiqet dieta mesdhetare. Lojtarët mund të hanë makarona, oriz, vaj ulliri, domate mish i bardhë, pulë ose peshk, transmeton t.ch.
Edhe pse pica lejohet të hahet 48 orë para ndeshjes, Napoli ka vendosur që këtë javë të mos konsumojë fare picë, në mënyrë që në Bernabeu futbollistët të jenë në 100% të formës. Ia vlen një sakrificë e vogël për të marrë rezultat ndaj Realit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk
Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga
Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare