LAJMI I FUNDIT:

Shkaktohen kolona, të dhënat për të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Shkaktohen kolona, të dhënat për të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Mërgimtarët të cilët ia kanë mësyrë Kosovës, këto ditë po ballafaqohen me pritje në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot kolona janë shkaktuar në pikalimin kufitar te Dheu i Bardhë, në hyrje deri në 150 metra, ndërsa në dalje deri në 200 metra. Pritjet në këtë pikë kalimi janë deri në 40 minuta, shkruan Telegrafi.


Po ashtu kolona deri në 100 metra në hyrje, ka edhe në pikë kalimin kufitar në Merdare, ndërsa pritjet janë deri në 40 minuta.

Ndërsa në pikë kalimin kufitar në Vërmicë kolonat në hyrje dhe në dalje janë deri në 30 metra, kurse pritjet deri në 10 minuta.

Edhe në pikë kalimin Qafë e Morinës janë shkaktuar kolona në hyrje deri në 50 metra, kurse pritjet janë deri në 10 minuta.

Në pikë-kalimet e tjera kufitare me shtetet fqinje qarkullimi zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Telegrafi/