LAJMI I FUNDIT:

Shkaktari më i zakonshëm i pakënaqësisë në lidhje: S’është xhelozia e as intimiteti

Shkaktari më i zakonshëm i pakënaqësisë në lidhje: S’është xhelozia e as intimiteti

Megjithëse mund të mendoni se problemi më i madh në lidhje romantike është xhelozia, preferencat e ndryshme seksuale apo diçka tjetër, faktikisht kjo nuk është e vërtetë.

Hulumtimet kanë treguar se lidhjet romantike problem kryesor e kanë komunikimin mes partnerëve, transmeton Telegrafi.


Dhe, kjo nuk ka të bëjë me atë se sa shpesh diskutoni, por mënyra se si e trajtoni partnerin.

Ekspertët e lidhjeve thonë se mënyra më e mirë për ta përmirësuar lidhjen është komunikimi i mirë.

Kjo do të thotë të flisni hapur me partnerin për çdo gjë që ju bezdis apo ju shkakton probleme.

Përveç komunikimit të dobët, arsyet tjera që shkaktojnë pakënaqësi në lidhje janë: mungesa e argëtimit, mungesa e kohës për partnerin, mungesa e ndjenjave, mungesa e interesimit, xhelozia e tepërt, etj. /Telegrafi/