LAJMI I FUNDIT:

As shiu, as “Ujqërit” nuk e ndalin Liverpoolin

As shiu, as “Ujqërit” nuk e ndalin Liverpoolin
WOLVERHAMPTON, ENGLAND - DECEMBER 21: Mohmed Salah of Liverpool celebrates with team mates after scoring the opening goal of the game during the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Liverpool FC at Molineux on December 22, 2018 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Ëolvesi me rezultat 2-0.

The Reds në këtë takim ishin shumë të sigurtë, përkundër atmosferës së zjarrtë të vendasve dhe motit të papërshtatshëm.


Klopp bëri disa ndryshime në formacion, duke startuar me Hendersonin, por Shaqiri u la në stol dhe nuk pati asnjë minut në këtë sfidë.

E shiu duke të ketë inspiruar Liverpoolin që arriti të gjejë golin me anë të Mohamed Salah i cili realizoi për 1-0 (18′) pas një aksioni të bukur nga Fabinho dhe Mane.

Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver

Në vazhdim Wolvesi bëri shumë përpjekje dhe ishte afër golit të barazimit, por nuk arriti të shënonte.

Në minutën e 68-të një top i Salahut e gjeti Virgil Van Dijk që shënoi për 2-0 dhe epërsinë solide të mysafirëve.

Pikërisht me rezultat 2-0 përfundoi ky takim, që mban Liverpoolin në krye të tabelës.

The Reds kanë 48 pikë, katër pikë më shumë se Manchester City që e pret Crystal Palacen në Etihad Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori