LAJMI I FUNDIT:

Shitja më e madhe në histori të Ajaxit: Unitedi arrin marrëveshje në parim me klubin holandez për Antonyn

Shitja më e madhe në histori të Ajaxit: Unitedi arrin marrëveshje në parim me klubin holandez për Antonyn

Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me Ajaxin për transferimin prej 100 milionë eurosh të anësorit brazilian Antony.

Një përparim u arrit të dielën me United duke ofruar një shumë fikse prej 95 milionë euro me pesë milionë në bonuse, e cila përfshin një pagesë shtesë për klubin e mëparshëm të Antonys, Sao Paulo. Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.


Ajax kishte refuzuar ofertën e United prej 90 milionë euro të premten dhe këmbënguli se lojtari nuk do të shitej. Megjithatë, qëndrimi i tyre u zbut pas një takimi të bordit dhe ofertës së shtuar të United. Ata gjithashtu kanë ringjallur ofertën e tyre për të nënshkruar Hakim Ziyech të Chelseat si zëvendësues.

Ajax ia kumton Unitedit çmimin final të Antony
Lexo po ashtu Ajax ia kumton Unitedit çmimin final të Antony

Pavarësisht tarifës, shitja e rekordeve të klubit nuk u mirëprit nga trajneri i Ajaxit, Alfred Schreuder, i cili kishte qenë i ashpër ndaj qëndrimit të Antonys.

“Në ditët e sotme, gjithçka ka të bëjë me paratë. Më duket e trishtueshme kjo. Por, kjo është bota jonë, është shumë e trishtueshme dhe nuk e aprovoj që këto gjëra po ndodhin tek ne”, kishte deklaruar ai.

Si po e ‘ndihmon’ Chelsea, Unitedin në transferimin e Antony
Lexo po ashtu Si po e ‘ndihmon’ Chelsea, Unitedin në transferimin e Antony

Në të vërtetë, Schreuder, asistenti teknik Gerry Hamstra dhe ndihmësi Klaas Jan Huntelaar po insistonin që Antony të mos shitet, por shkalla e ofertës u konsiderua shumë e mirë për t’u refuzuar nga drejtorët financiarë të klubit.

Pasi u lut për mundësinë për t’u bashkuar me United, Antony kishte refuzuar të stërvitej dhe u la jashtë fitores 2-0 të së dielës ndaj Utrechtit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori