LAJMI I FUNDIT:

Shifra alarmante të zbrazjes së shkollave në Maqedoni, në 5 komuna janë shpërngulur 558 nxënës

Shifra alarmante të zbrazjes së shkollave në Maqedoni, në 5 komuna janë shpërngulur 558 nxënës
Foto: Ilustrim

Shkollat e vendit po zbrazen çdo ditë e më shumë. Nga 5 komuna duke filluar nga shtatori e deri në gjysmëvjetorin e dytë shkollor 558 nxënës janë larguar jashtë vendit. Vetëm në Tetovë, shkollat fillore dhe të mesme, gjysmëvjetorin e dytë e kanë filluar me 159 nxënës më pak. Ata kanë marrë fletëshpërngulje për t’u bashkuar me familjen e tyre në Gjermani dhe vende të tjera. Nga 12 shkolla fillore të Tetovës nga shtatori janë larguar 128 nxënës, ndërsa nga 5 shkolla të mesme janë larguar 31 nxënës.

Në Gostivar situata është edhe më alarmante. Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani nga 10 shkolla fillore janë larguar 130 nxënës, ndërsa nga katër shkolla të mesme 50 nxënës. Shpërngulja është bërë kryesisht në Gjermani e Zvicër.


Pasqyrë e ngjashme edhe në Kumanovë. Në periudhën e njëjtë janë larguar 131 nxënës të cilët si shkak të largimit kanë po ashtu bashkimin familjarë në vende të ndryshme të Evropës.

Situata është e ngjashme edhe në komunat më të vogla. Nga 6 shkollat fillore të komunës së Zhelinës për një gjysmëvjetor janë larguar 51 nxënës. Ndërsa nga 9 shkolla fillore të Çairit janë larguar 37 nxënës.
Profesori Murat Aliu e sheh si shqetësues largimin masiv jashtë vendit. Sipas tij shkak nuk është vetëm aspekti ekonomik, por edhe cilësia e jetës.

“Çështja e emigrimit e qytetareve tanë nga Maqedonia e Veriut para së gjithash ka të bëje me pakënaqësinë e qytetareve tanë nga politika dhe nga cilësia e jetesës tek ne. Çështja e emigrimit është çështje kombëtare dhe duhet aq shumë të alarmohet sa që të shndërrohet në një çështje kombëtare sepse kjo rrezikon edhe tkurrjen demografikë tonën”, tha Murat Aliu – Profesor Universitar.

Aliu thotë se është e pamundur pengimi i tërësishëm i fenomenit të largimit jashtë shtetit, por sipas tij reformat në të gjithë shtetin do të zbutnin këtë dukuri./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori