Kantautori i njohur, Armend Regjepagiqi, ka disa vite që qëndron larg syrit mediatik.

Reklama

Njëlloj ka vepruar edhe bashkëshortja e tij, tekstshkruesja e njohur, Aida Baraku.

Mirëpo, këngëtari Regjepagiqi vitin e kaluar kishte treguar se së shpejti do të rikthehet me një projekt të ri muzikor, që me gjasë do të publikohet këtë vit.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, ka qenë së fundmi këngëtarja Mimoza Mustafa, ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi ku shfaqet krah kantautorit të njohur.

“Me shokun tim që e dua shumë, Armend Regjepagiqin”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Mimoza Mustafa/Instagram

E njëjta këto ditë pritet të publikojë një klip të ri në bashkëpunim me këngëtarin Dani, ndërsa pas këtij bashkëpunimi pritet publikimi i një projekti të ri solo, të punuar nga dyshja Aida dhe Armendi. /Telegrafi/

Reklama
Reklama

Foto: Mimoza Mustafa/Instagram