LAJMI I FUNDIT:

Sherr mes shoqeve

Sherr mes shoqeve

Selena Gomez dhe Taylor Swift, të cilat kanë qenë mikesha të ngushta për vite me radhë, përfliten se janë përfshirë në një sherr të madh momentalisht pasi ish-yll i Disney ka vendosur ta përjashtojë këngëtaren nga rrethi i saj i ngushtë.

“Radar Online”, i cili ishte i pari që publikoi këtë lajm, raporton se Selena është këshilluar nga konsulentët e saj të qëndrojë sa më larg Taylor.


“Që kur Selena ka dalë nga qendra e rehabilitimit, ajo ka hequr dorë nga të gjitha influencat e këqija në jetën e saj, ku një ndër këto ishte Taylor”, ka thënë një burim për gazetën.