LAJMI I FUNDIT:

Shërohet nga coronavirusi djali nga Prishtina, premton se do të bëhet vullnetar në Qendrën e Studentëve

Shërohet nga coronavirusi djali nga Prishtina, premton se do të bëhet vullnetar në Qendrën e Studentëve

Petrit Bylykbashi ishte ndër personat e parë që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunë e Prishtinës.

Ai nuk kishte pasur frikë e as hezitim që rastin e  tij ta bëjë publik në media, duke rrëfyer përballjen me virusin që po bënë kërdinë anë e mbanë botës.


Sot, Petriti ka dhënë lajmin e mirë  pasi që ka rezultuar negativ në të dy testet e COVID-19 që nevojiten me protokoll për tu konsideruar plotësisht i shëruar.

Ai thotë se pas qëndrimit në karantinë edhe për 14 ditë sipas rekomandimeve të IKSHP-së, do t’u bashkëngjitet vullnetarëve për të shërbyer personat e karantinuar në Qendrën e Studentëve.

Njoftimi i tij i plotë

U sherova.

Sot, 18 dite mbas rezultatit pozitiv te covid-19, 24 dite mbas shfaqjes te simptomave dhe 38 dite nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova per here te dyte rresht (ne dite te ndryshme) negativ ne testin covid-19, konsiderohem i sheruar total.

Sipas rekomandimit te Institutit Kombetar te Shendetesise, une do rri edhe per 14 dite tjera i veteizoluar, e pastaj do i kthehem ‘normalitetit’ dhe do i bashkangjitem grupit te vullnetarve ne Konviktet e Prishtines.

Une, me pak veshtiresi dhe shume vullnet per jete e kalova edhe kete sfide, uroj te gjithe qe jan te prekun ta kalojn me lehte se une, por shume me shume uroj qe mos te preket askush tjeter nga kjo.

Kur te merr fund ky vazhdim 14 ditore i veteizolimit tim, do jem i gatshem ta dhuroj plazmen per ti ndihmu ata qe jan ne gjendje te rende.

Me e mira e gjithe kesaj eshte se nga une nuk eshte infektuar askush, as edhe nje i vetem.
Sipas gjitha gjasave une beje pejse ne grupin e vogel te njerzve qe nuk jan bartes te virusit.

Ata te pandalshmit, mantillbardhet, jan heronjte e mi, po bejne pune maratonike, po rrezikojne jetet e tyre per te na shpetu neve, e heqi kapelen per ta.

Nuk po i ceki me emera asnje nga ata qe me ndihmuan ne keto dite (jo edhe aq te lehta) per mu, e di qe me keni ndihmu me zemer dhe jo per te jau postu emrin ne murin timin, pa ju nuk ja kisha dal dot, do jau di pernder gjithe jeten.

Faleminderit te gjithe juve qe u interesuat per mu e qe nuk me lat me u merzit e me u ndje i vetem per as edhe nje sekond.

Faleminderit
Ju dua.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori