LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: LDK dhe VV t’i mbledhin 40 nënshkrime dhe ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit

Sherifi: LDK dhe VV t’i mbledhin 40 nënshkrime dhe ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se dy partitë opozitare LDK dhe VV përgjatë dy viteve të kohëzgjatjes së qeverisë në vazhdimësi dhe mënyrë konsistente kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe kanë thirrur seanca të jashtëzakonshme.

Prandaj, Sherifi ka thënë se tani është koha që LDK dhe VV të bëjnë mbledhjen e fundit të 40 nënshkrimeve, për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditë shpërndarjen e Kuvendit.

Sherifi ka pohuar se vetëm kështu presidenti Thaçi do të detyrohet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Tutje ai ka thënë se të gjitha deklaratat tjera janë vetëm justifikime dhe asgjë më shumë, ai ka shtuar se vetëm duke vepruar kështu sovrani mund ta sheh se kush vërtetë është për të shkuar në zgjedhje dhe kush është duke e bërë këtë vetëm për farsë.

Në fund, Sherifi ka thënë se tani është koha për veprim dhe jo për justifkim./Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori