LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Të mos përhapen lajme të rreme për krizën e emigrantëve

Sheqerinska: Të mos përhapen lajme të rreme për krizën e emigrantëve

“Gjendja në kufirin jugor është stabil, do të reagojmë në mënyrë preventive dhe sipas gjitha skenarëve të mundshëm”, ka thënë sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në kazermën “Ilinden” ku ka informuar se gjatë fundjavës kanë filluar përgatitjet e rritjes së prezencës së policisë dhe armatës në linjën kufitare për shkak të kufirit turko- grek me emigrantët.

“Për momentin presioni i kufirit tonë nuk është i shprehur si më parë, presioni kryesor është në kufirin greko-turk. Është fakt se shkakton tërheqje të caktuar të forcave greke të fokusohen në kufirin turk dhe kjo shkakton lëvizje të emigrantëve të cilët veçmë kanë qenë në Greqi drejt veriut në BE”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo bëri thirrje që të mos përhapen lajme të rreme dhe dezinformata pa dallim se cila është arsyeja dhe çfarë agjende qëndron pas kësaj.

“Gjatë mëngjesit filloi të përhapet informatë e cila është e pasaktë lidhur me dhunën dhe probleme në kufirin në Manastir. Në atë mënyrë nuk mbrohet shteti, vetëm defokusohen përpjekjet e gjitha institucioneve shtetërore të ballafaqohemi me atë që me të vërtetë mund të jetë problem”, ka thënë Sheqerinska.

Ajo ka thënë se me Fronteksin kanë komunikim dhe se dje në Komitetin menaxhues kanë kërkuar vazhdimin e angazhimit të policisë nga Fronteksi në kufirin tonë jugor.

“I dimë nevojat, e dimë se gjendja mund të bëhet më serioze, kemi plane të sakta operative edhe në armatë dhe konform informacioneve në terren do të sjellim vendimet. Prej dje numri i tyre është ngritur”, ka thënë Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori