LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Nëse nuk sigurohen dy të tretat, do të shkojmë në zgjedhje

Sheqerinska: Nëse nuk sigurohen dy të tretat, do të shkojmë në zgjedhje

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për AIM ka thënë se Kuvendi ka mundësi dhe përgjegjësi historike që të hap dyert e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Ajo shtoi se nëse sigurohen dy të tretat e votave, Maqedonia do t’i tregojë Evropës, botës dhe rajonit se e di çka dëshiron dhe si ta arrijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nëse sundojnë interesat partiake dhe personale të disa deputetëve, atëherë do të jetë një minus i madh për Kuvendin dhe ne do të duhet urgjentisht të caktojnë zgjedhje të parakohshme”, tha Sheqerinska.

Sa i përket mundësisë së arritjes së afateve të Marrëveshjes së Prespës nëse shkohet në zgjedhje, Sheqerinska thotë se për Maqedoninë është më mirë që procesi të përfundojë me sukses në procedurë kuvendore, ndërsa nëse nuk bëhet kjo atëherë mandati do të kalojë tek qytetarët.

“Nëse Kuvendi vendos të jep mundësi për qëllimet strategjike të vendit, shumë mirë. Nëse jo, zgjedhjet janë opsioni i vetëm”, tha Shqerinska.

Përndryshe, Sheqerinska do ta udhëheq ekipin nga Maqedonia i cili sot dhe nesër do të qëndrojë në Bruksel ku zyrtarisht do t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori