Shënon Hekuran Berisha, Dinamo e Tiranës merr një barazim të madh në Slloveni

Dinamo e Tiranës ka marrë një barazim të madh në ndeshjen e parë për raundin e dytë kualifikues te skuadra sllovene, Aluminij.
Klubi shqiptar që po punon nën urdhrat e Ilir Dajës arriti të barazojë me rezultat 1-1, pavarësisht që deri vonë ishte në epërsi.
Dinamo arriti të mbajë më shumë posedimin për të krijuar disa aksione të bukura, që me pak fat mund të shënonte më shumë gola.
Hekuran Berisha ishte golashënuesi i vetëm për skuadrën shqiptare, ku ish-ylli i Dukagjinit dribloi edhe portierin kundërshtar e më pas shënoi në portën e zbrazur (15’) - VIDEO.
Sidoqoftë, Alumijin arriti të barazonte krejt në fund përmes Vrbanec që shënoi pas asistimit të Bloudek (84’).
Kësisoj, gjithçka mbetet e hapur që Dinamo e Tiranës të regjistrojë përmbysjen e madhe javën tjetër, me objektivin për të avancuar në raundin e ardhshëm./Telegrafi/









































