LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se nuk vuan për ish të dashurën

Shenjat që tregojnë se nuk vuan për ish të dashurën

Kur e pyesni një mashkull, me të cilin keni krijuar një lidhje dashurie, se a ndien akoma diç për ish të dashurën, ai me siguri do t’ju thotë që ajo më nuk ka kurrfarë rëndësie për të dhe që ju jeni personi më i rëndësishëm në jetën e tij. Mirëpo, nëpërmjet disa shenjave do të mund të zbuloni se a e ka kaluar vërtet dhembjen për ish të dashurën.

Dyshimi i cili ju mundon, që ka të bëjë me ish të dashurën e tij, definitivisht do të duhet të jetë i harruar.

Nëse do t’i dalloni këto gjëra te i dashuri juaj, jini të sigurta që e ka harruar përgjithmonë ish-dashnoren, transmeton Telegrafi.

Partneri nuk ju krahason me të

Nëse krahasimi me një ish të dashur nuk është pjesë e jetës suaj në çift, atëherë ai është i lumtur me ju dhe nuk mendon se duhet të luani rolin e një tjetre për të kënaqur kërkesat e tij.

Partneri juaj kërkoi ndarjen

Nëse partneri juaj ka kërkuar ndarjen me një ish të dashur që ka pasur, kjo do të thotë se tek ajo ka parë një cilësi që nuk mund ta pranonte. Largojeni mendjen nga djallëzitë, gjithçka është në rregull.

Ajo ka ecur përpara

Nëse ish e dashura e partnerit tuaj aktual ka ecur përpara me jetën e saj duke krijuar një lidhje tjetër, apo është dhënë pas karrierës, kjo do të thotë se nuk ka asnjë dëshirë t’i kthehet së shkuarës.

Ata nuk flasin

Ose edhe nëse flasin, e bëjnë këtë në një nivel sipërfaqësor sa për të marrë vesh të përgjithshmet e jetës së njëri-tjetrit. Gjëra të parëndësishme. Asgjë për t’u alarmuar.

Ai flet për të

Nëse partneri juaj flet për një ish të dashur me ju, mjaftueshëm sa për të treguar se nuk po ju fsheh asgjë dhe pa vënë në pyetje ndjenjat e tij, kjo është masa e duhur që ia vlen të konsiderohet e parrezikshme.

Ai është i ëmbël me ju

Një partner që sillet mirë me ju dhe bën gjëra të këndshme për të treguar sesa e rëndësishme jeni për të, e ka lënë pas ish të dashurën. Shijoni lidhjen tuaj dhe harrojini ato që kanë shkuar me kohë.

Nuk po e mbani lidhjen të fshehtë

Nëse lidhja juaj është e ditur për të gjithë, kjo është një shenjë e shëndetshme për dashurinë tuaj. Ai jo vetëm që është krenar për ju, por as po përfiton nga padija e të tjerëve për t’u hequr si beqar kur flet me të tjerat.

Bëni shaka që i kuptoni vetëm ju

Një përfshirje e tillë në një lidhje, nuk lë asgjë për të dyshuar. Nëse ju dhe partneri juaj keni një gjuhë që e kuptoni vetëm ju, atëherë askush tjetër nuk është në jetën e tij.

Ai u përgjigjet me ndershmëri pyetjeve për të shkuarën

E shkuara tremb shumë persona. Por nëse i dashuri juaj është i ndershëm aq sa t’i përgjigjet çdo pyetje që keni për të në lidhje me të shkuarën, kjo do të thotë se ai po tregohet i sinqertë dhe se nuk po fsheh asgjë.

Partneri ju tregon nëse e takon rastësisht

Nëse partneri juaj ju tregon për herët kur takon ish të dashurën rastësisht në një bar apo dyqan, kjo do të thotë se ai nuk e konsideron më atë një pjesë intime të jetës së tij, por një të njohur të vjetër që nuk ka problem ta përshëndesë.

Kur e takoni të dy…

Mund të ketë ndodhur që ju të dy të gjendeni përballë ish së dashurës së partnerit tuaj dhe keni ndier sikur të ishit duke takuar një shoqe të vjetër më tepër se një flakë të shuar. Nëse nuk ka pasur tension seksual, atëherë gjithçka është në rregull.

Ai nuk i ka problem ish të dashurit tuaj

Kush tradhton, i trembet tradhtisë. Nëse partneri juaj nuk i ka problem ish të dashurit që keni pasur ju, kjo do të thotë se në mendjen e tij nuk ekziston mundësia e lidhjes me ish të dashurit. /Telegrafi/