LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Kontrollit Ajror ka pak shpresë që Sala mund të jetë gjallë: Nuk e dimë si është zhdukur

Shefi i Kontrollit Ajror ka pak shpresë që Sala mund të jetë gjallë: Nuk e dimë si është zhdukur

E marta në botën e futbollit filloi me një lajm jo të mirë, aeroplani me të cilin po udhëtonte blerja e fundit e Cardiff Cityt, Emiliano Sala, është zhdukur.

28-vjeçari ishte një nga dy personat në bordin e aeroplanit i cili u nis nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells), por rrugës është zhdukur nga radari i kontrollueseve ajror.


Autoriteti civil i aviacionit në Francë ka konfirmuar se Sala ishte në aeroplan, por deri më tani nuk kanë ofruar detaje tjera.

Lloji i aeroplanit dhe momenti kur lojtari i prezantua te Cardiffi

Por, shefi i Kontrollimit Ajror të Channel Islands (vendit ku është zhdukur aeroplani), nuk ka ndonjë shpresë që personat në bord mund të jenë gjallë.

“Nuk mendoj se ata janë ende gjallë. Nuk mendoj se dinë as rojet bregdetare. Ne thjesht nuk e dimë se si është zhdukur”.

“Aeroplani është zhdukur krejtësisht. Nuk kishte komunikim me radio”, ka thënë John Fitzgerald për So Foot.

Zhduket aeroplani që po barte blerjen më të shtrenjtë të Cardiffit, Emiliano Sala
Lexo po ashtu Zhduket aeroplani që po barte blerjen më të shtrenjtë të Cardiffit, Emiliano Sala

Në zonën ku mendohet se aeroplani është rrëzuar janë duke u bërë kërkime të detajuara, por ende nuk ka ndonjë shenjë.

Transferimi i lojtarit u zyrtarizua ditë më parë, Natnes e shiti për 17 milionë euro. Ky ishte transferim rekord për Cardiffin, duke kaluar kështu blerjen e Gary Medell nga Sevilla për 12.5 milionë euro. /Telegrafi/