LAJMI I FUNDIT:

Shearer zbulon emrin e lojtarit që mund të thyejë rekordin e tij të golave ​në Ligën Premier

Shearer zbulon emrin e lojtarit që mund të thyejë rekordin e tij të golave ​në Ligën Premier

Alan Shearer beson se sulmuesi i talentuar i Manchester Unitedit, Mason Greenwood ka potencial për të thyer rekordin e tij të golave ​​në Ligën Premier.

Ish-sulmuesi i Anglisë ka vite që është në krye të listës së golashënuesve ​​pasi shënoi 260 gola për Southampton, Blackburn Rovers dhe Newcastle United.


Wayne Rooney është afruar me Shearer, duke përfunduar në shifrën 208 golave pas një karriere të pasur në Ligën Premier, por mbetet të shihet nëse Shearer do të rrëzohet nga vendi i parë në të ardhmen.

Grenwood vazhdon shkëlqimin, tani barazon rekordin e madh të Wayne Rooneyt në PL
Lexo po ashtu Grenwood vazhdon shkëlqimin, tani barazon rekordin e madh të Wayne Rooneyt në PL

Sidoqoftë, vetë legjenda angleze, Shearer, çuditërisht ka prognozuar 18-vjeçarin e Unitedit, Greenwood, si lojtarin që do t’ia thyej atij rekordin e golave në Angli.

Greenwood shënoi golin e tij të 10-të në kampionat në barazimin 1-1 me West Ham United, që do të thotë se është bërë adoleshenti i parë që arriti shifra dyshifrore në Ligën Premier që nga Rooney.

“Një superyll i mundshëm. Unë e respektoj fuqinë, këmbën e majtë, këmbën e djathtë dhe mënyrën se si ai shënon, ai nuk i jep portierit asnjë shans për të vendosur veten e tij”, ka thënë fillimisht Shearer për BBC.

“Pavarësisht nëse është afër apo larg porta, ju duhet ta godisni portën me aq forcë sa keni mundëso. Unë u mësova në Southampton, nga trajneri im i vjetër Dave Merington, që të përqendrohesha në këmbën e djathtë dhe ta bëja të pandalshëm goditjen”.

“Tani, ai mund ta bëjë këtë me këmbën e tij të majtë ose të djathtë. Ai kur godet, portierët nuk kanë asnjë shans. Sonte (e mërkurë) ishte saktësisht e njëjtë. Shikoni se si ai shënon”.

Berbatov: Solskjaer e ka gjetur tashmë ‘Cristiano Ronaldon e ri’ te Manchester Unitedi
Lexo po ashtu Berbatov: Solskjaer e ka gjetur tashmë ‘Cristiano Ronaldon e ri’ te Manchester Unitedi

“Unë mendoj se në 12 ose 13 vjet kohë, ne mund të flasim për një golashënues rekord të Ligës Premier. E di se ka shumë gjëra që mund të ndodhin në karrierën e dikujt, por unë mendoj se ai është shumë i mirë”, përfundoi anglezi.

Në të kaluarën, Shearer ka shënuar Harry Kane dhe Sergio Aguero si dy emrat që mund të thyejnë rekordin e tij të gjatë, ndërsa tani ka zgjedhur Greenwood. /Telegrafi/