LAJMI I FUNDIT:

Berbatov: Solskjaer e ka gjetur tashmë ‘Cristiano Ronaldon e ri’ te Manchester Unitedi

Berbatov: Solskjaer e ka gjetur tashmë ‘Cristiano Ronaldon e ri’ te Manchester Unitedi

Dimitar Berbatov ka pohuar se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka gjetur Cristiano Ronaldon e ardhshëm të Manchester United dhe ai është talenti i ri i Djajve të Kuq, Mason Greenwood.

Greenwood, 18-vjeçar, bëri debutimin e tij për Unitedin sezonin e kaluar përpara se të bënte një përparim në ekipin e parë në sezonin aktual.

Reprezentuesit të Anglisë U21 iu dha një vendin titullari në fitoren 3-0 të Unitedit ndaj Brighton të martën dhe hapi rezultatin me stil në minutën e 16-të.

Renditja e top 50 talentëve më të mirë aktualisht në botë
Lexo po ashtu Renditja e top 50 talentëve më të mirë aktualisht në botë

Talenti anglez gjithashtu edhe asistoi për golin e Bruno Fernandesit me një pasim të shkëlqyer.

Ish-sulmuesi i Unitedit, Berbatov ka krahasuar Greenwood me portugezin Ronaldo, pas performancës së tij kundër Brightonit.

“Greenwood, kundër Brighton, ishte si Ronaldo”, ka thënë fillimisht 39-vjeçari bullgar për The Daily Mirror.

“Këmba e tij e majtë është e pabesueshme së bashku me vizionin e tij, unë nuk mendoj se shumë nënshkrime janë të nevojshme për të quar Unitedin në nivel tjetër”.

“Ata duhet të jenë lojtar me të vërtetë të stilit të lartë për të bërë ndryshimin, dikush që do të jetë më i mirë se skuadra aktuale e lojtarëve”, përfundoi Berbatov.

Greenwood, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023, ka bërë 42 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 15 herë dhe regjistruar pesë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori