LAJMI I FUNDIT:

Shearer: Manchester Unitedi është ekip më i mirë pa Pogban

Shearer: Manchester Unitedi është ekip më i mirë pa Pogban

Legjenda angleze, Alan Shearer ka thënë se nuk është rastësi që Manchester Unitedi bëri përmirësime në ekip pa Paul Pogban.

E ardhmja e fituesit të Kupës së Botës në Old Trafford është ende në pikëpyetje, ndërsa Juventusi dhe Real Madridi luftojnë për transferimin e tij.


Dhe Shearer mendon se nuk do të ishte fundi i botës nëse Ole Gunnar Solskjaer do të shiste mesfushorin francez, i cili ishte rekord i klubit dhe botëror.

Agjenti Canovi: Juventusi dëshiron Pogban dhe Tonalin
Lexo po ashtu Agjenti Canovi: Juventusi dëshiron Pogban dhe Tonalin

“Çfarë ndodh me Paul Pogban do të jetë shumë interesante. A do të ringjallet apo me një vit të lënë në kontratën e tij, a do të përpiqet klubi ta transferojë atë?”, ka thënë fillimisht Shearer për The Sun.

“Solskjaer dëshiron vetëm lojtarë që duan të jenë aty dhe, për të qenë të drejtë, ai ka qëndruar në këmbë para Pogbas dhe agjentit të tij Mino Raiola”.

Zidane e bën prioritet transferimin e Pogbas dhe Haalandit
Lexo po ashtu Zidane e bën prioritet transferimin e Pogbas dhe Haalandit

“Me Pogba jashtë të dëmtuar, nuk ishte rastësi që United tregoi përmirësim të vërtetë para se të ndalet futbolli. Mesfushori francez mezi ka luajtur që nga fillimi i sezonit dhe kjo mund të ndikojë mirë në vendimin e Solskjaer”.

“Supozimi im është që Solskjaer dhe klubi tashmë e kanë ndarë mendjen – nuk lejon që një lojtar të ketë një vit në kontratën e tij pa e ditur se çfarë dëshiron të bëjë”, përfundoi sulmuesi legjendar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori