LAJMI I FUNDIT:

SHBA po ndërton një tjetër mur të madh

SHBA po ndërton një tjetër mur të madh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërtojnë një tjetër mur të madh, vetëm se këtë herë është për të mbrojtur një pjesë të Nju Jorkut.

Deri në 2025-në, Staten Island do të forcohet me një lloj strukture që do të shtrihet 8.5 kilometra përgjatë bregdetit, e konceptuar të zmbrapsë një kërcënim në rritje.


Ndryshimet klimatike parashikohet të krijojnë një sistem metereologjik më të fuqishëm dhe ekstrem në mbarë botën, ndaj në mjaft zona bregdetare po mendohet ngritja e strukturave mbrojtëse për të reduktuar ndikimin e tij.

Argjinaturat e para janë ndërtuar përpara disa shekujsh, megjithatë sot mund të jenë ndoshta asetet më të vyera se kurrë ndonjëherë më parë për sa i takon mbrojtjes së njerëzve që jetojnë në zonat e rrezikuara bregdetare.

Një raport i fundit i qendrës për mbrojtjen e klimës vlerësonte se mbrojtja e komuniteteve bregdetare mund t’i kushtojë SHBA-ve më shumë se 400 miliardë dollarë përgjatë 20 viteve të ardhshme.

Argjinaturat nuk janë vetëm të shtrenjta për tu krijuar, por kanë nevojë edhe për mirëmbajtje të rregullt në mënyrë që të përballojnë përplasjen e dallgëve. Në shumë vende sidoqoftë, ato konsiderohen jetike për të mbrojtur tokën dhe pronat që në të kundërt, do të gëlltiteshin nga uji. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori