LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja shton dy pjesëtarë të Hezbollahut në listën e terroristëve

SHBA-ja shton dy pjesëtarë të Hezbollahut në listën e terroristëve

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, ka njoftuar se ka shtuar dy zyrtarë të lartë të grupit militant, Hezbollah në listën e personave të sanksionuar për shkak të aktiviteteve terroriste.

Departamenti i Shtetit ka thënë sot se Ali Damush dhe Mustafa Mughniyeh janë shpallur terroristë global.


Mughniyeh është komandant i grupit militant të Libanit, Hezbollah me të cilën ka edhe lidhje të fuqishme familjare.

Ai është nipi i një komandanti të mëparshëm të grupit, Mustafa Bedreddine, i cili është vrarë në një shpërthim që ka ndodhur vitin e kaluar në kryeqytetin sirian, Damask.

Babai i tij është, komandanti ushtarak, Imad Mughniyeh, i cili është vrarë në një sulm me veturë bombë në vitin 2008 në Damask, sulm ky që Hezbollahu thotë se është kryer nga Izraeli, transmeton Rel.

Damush është këshilltar i liderit të grupit, Hassan Nasrallah.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori