LAJMI I FUNDIT:

Shatri: Evropiani U-20 në Prishtinë, i rëndësishëm për basketbollin e femrave

Shatri: Evropiani U-20 në Prishtinë, i rëndësishëm për basketbollin e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Kosova U-20 (femrat) po vazhdon me përgatitjet intensive për Kampionatin Evropian, Divizioni B, për femrat U-20 që do të organizohet në Prishtinë.

Ky Evropian do të jetë historik, sepse për herë të parë mbahet në Kosovë, derisa vashat e Kosovës U-20 debutojnë në një ngjarje të madhe, pikërisht para publikut tonë.


Përzgjedhësi i Kosovës U-20, Fidan Shatri, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Mund të them se përgatitjet po shkojnë shumë mirë, ku jemi duke u stërvitur dy herë në ditë, që të kemi paraqitje sa më të mira në këtë Evropian, edhe pse gjendemi në një grup shumë të vështirë”, ka thënë Shatri për faqen zyrtare të FBK-së.

17 vjeç është mosha mesatare në ekipin e Kosovës, çka tregon se Kosova nuk ka presion të rezultateve, por të fitojë më shumë përvojë në këtë Evropian. “Është shumë e rëndësishme që një ngjarje madhore do të organizohet në Prishtinë. Kjo do të thotë shumë për basketbollin e femrave dhe masivizimin. Shpresoj se do të kemi përkrahjen e publikut, sepse ndihma e tyre është shumë e rëndësishme për ne”, shtoi tutje Shatri.

Kosova është në grup të vështirë, me Turqinë dhe Rumaninë. “Realisht grupi është shumë i vështirë me shtete të fuqishme dhe që kanë përvojë shumë më të madhe se ne. Sidoqoftë, ne do të japim më të mirën në fushë dhe angazhimi ynë nuk do të mungojë në asnjë ndeshje”, deklaroi Fidan Shatri.

Ndeshja e parë për Kosovën është kundër Turqisë më 3 gusht, në ditën hapëse, derisa më 5 gusht përballet me Rumaninë.

Evropiani zhvillohet nga 3 deri më 11 gusht, derisa 12 shtete do të luftojnë për trofeun e çmuar.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori