LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri te gjiganti turk?

Shaqiri te gjiganti turk?

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Stoke City.

Ylli kosovar i ekipit anglez ka pasur një stinor jo edhe aq të mirë, pasi lëndimet e shpeshta nuk i kanë mundësuar ecurinë pozitive.

Por ai mund ta lë Ligën Premier për tu transferuar tek gjiganti turk Besiktas që ka shfaqur interesim për të.


Sipas medieve turke, Besiktas pritet të mbetet pa yllin e saj Gokhan Tore dhe Shaqiri shihet si zëvendësimi adekuat për krahun e djathtë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Edhe pse Stoke City vështirë se do ta lë të lirë Shaqirin, Besiktas është duke bërë gati një ofertë për gjilanasin.

15 milionë funte pritet të dërgojë ofertë Besiktas për ta bindur Stoken që ta lë të lirë Xherdanin.

Mbetet të shihet nëse ky transferim do të ndodh, por në rast se Shaqiri do të transferohej në Besitkas atëherë do të luante në Ligën e Kampionëve, pasi skuadra nga Stambolli është shpallur kampione e Turqisë dhe do të luaj direkt në grupe. /Telegrafi/