LAJMI I FUNDIT:

“The Shape of Water” favorit kryesor për çmimet e festivalit BAFTA

“The Shape of Water” favorit kryesor për çmimet e festivalit BAFTA

Shumë yje do të vijnë sonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në BAFTA të veshur në të zeza.

E gjithë kjo në shenjë proteste lidhur me skandalin që shpërtheu në tetor të vitit 2017, kur disa gra akuzuan producentin amerikan Harvey Weinstein për ngacmim dhe abuzim seksual.


Më shumë se 100 krijues të filmave kanë nënshkruar një peticion që bën thirrje për përfundimin e mosndëshkimit të personave për ngacmime seksuale.

Akademia Britanike ishte në shënjestër të kritikave sepse shumicën e nominimeve të kategorive prestigjioze i dominonin meshkujt.

Ceremonia, e cila do të mbahet në koncertin Royal Albert Hall në Londër, do ta udhëheq aktorja britanike Joanna Lumley, e cila u bë e famshme në saje të serisë televizive spiun “The Avengers”, ku me të cilën ka fituar dy çmime BAFTA.

Favoritë për çmime këtë vit janë filmat “The Shape of Water” me 12 nominime dhe realizimi i Denis Villeneuve “Runner Bade 2049”, me tetë nominime.

BAFTA si dhe çmimet e Shoqatës Amerikane të prodhuesve (Producers Guild of America – PGA), Shoqata Amerikane e regjisorëve (Directors Guild of America – DGA) dhe Golden Globes janë shpesh një tregues se kush mund të fitojë Oscar.

BAFTA u themelua në vitin 1947 si Akademia e Filmit Britanik. Themeluesit e saj ishin një numër i artistëve të famshëm të filmit, duke përfshirë David Lin, Carol Reed, Alexander Korda dhe Lawrence Olivier. Qëllimi i organizatës ishte forcimi i industrisë së filmit që u dobësua pas Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi është formuar si një maskë prej bronzi me shembullin e një teatri. BAFTA sot ka rreth 6,500 anëtarë dhe është financuar nga abonimet, donacionet individuale dhe fondacione të ndryshme dhe partneritete. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori