LAJMI I FUNDIT:

Sezoni i Serie A mund të përfundojë deri më 12 korrik

Sezoni i Serie A mund të përfundojë deri më 12 korrik

Me stërvitjet që pritet të rifillojë më 4 maj, Serie A duhet të fillojë të luajë ndeshjet më 31 maj dhe të përfundojë deri më 12 korrik.

Urdhri i bllokimit në Itali ishte shtrirë deri në 3 maj, pasi ndërsa rastet e reja dhe pranimet e kujdesit intensiv vazhdojnë të bien, niveli i vdekjeve mbetet relativisht i qëndrueshëm në 550-600 çdo ditë.


Duket gjithnjë e më shumë e mundshme që lojtarët do të lejohen të stërviten nga 4 maji, të ndarë në grupe të ndryshme për të ruajtur distancimin shoqëror.

Klubet e Serie A nisin stërvitjet me 3 maj?
Lexo po ashtu Klubet e Serie A nisin stërvitjet me 3 maj?

Në fakt, Corriere dello Sport sugjeron që klubet do të përpiqen të marrin lejen nga 27 prilli për të filluar testet intensive fizike dhe mjekësore, në mënyrë që ata të sigurojnë që lojtarët të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm.

Kjo do të lejonte tre deri në katër javë stërvitje, në të cilën pikë lojtarët do të ishin të gatshëm të rikthehen në fushë për fundjavën e 30-31 majit.

Pamja nga ndeshja Bologna FC – SS Lazio (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Ekzistojnë dy mundësi që ligat evropiane të ecin tutje, pasi ato mund të luajnë të gjitha ndeshjet e tyre të mbetura dhe të përfundojnë në mes të korrikut, ose të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në të njëjtin afat kohor.

Sipas Calciomercato.com, i pari po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, duke e lënë UEFA-n deri në korrik të punojë për të përfunduar turnet e tyre.

Serie A pritet të rikthehet më 31 maj, klubet dhe drejtuesit hartojnë planin
Lexo po ashtu Serie A pritet të rikthehet më 31 maj, klubet dhe drejtuesit hartojnë planin

Meqenëse ligat vendase janë më komplekse dhe kanë më shumë ndeshje, atyre do t’u jepet përparësia. Nëse Serie A do të rifillonte më 31 maj dhe do të luhej çdo tre ditë, sezoni do të përfundonte deri më 12 korrik.

UEFA ka shikuar idenë e një turneu ‘Final Four’ ose edhe ‘Final Eight’ në një vend neutral për të punuar pastaj në mbylljen e edicioneve në Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës.

Coppa Italia është gjithashtu në mes të gjysmëfinales, por kjo madje mund të vonohet deri në sezonin e ardhshëm.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori