LAJMI I FUNDIT:

Sezoni i ri në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, me apo pa tifozë

Sezoni i ri në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, me apo pa tifozë
(Foto: ffk-kosova.com)

Më 12 shtator pritet që të fillojë Superliga e Kosovës në futboll, por sërish ndeshjet në mes të skuadrave që luajnë në këtë garë do të jenë të mbyllura për publik. Tifozët nuk do të kenë mundësinë që t’i shohin ekipet e tyre për shkak të rrezikut nga përhapja e pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi.

Derisa vendet si Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia që kanë ligat më të forta të futbollit në botë po planifikojnë që sezonin 2020/2021 të fillojnë me një numër të reduktuar të tifozëve, në Kosovë, një gjë e tillë duket e pamundur aktualisht.

Këtë e pohon Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbolli të Kosovës, Eroll Salihu: “Me shikues momentalisht as që është në plan te ne”.

Pas shfaqjes së rasteve të para me coronavirus në Kosovë, në muajin mars, asokohe qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti, anuloi për një afat të pacaktuar të gjitha ngjarjet sportive. Për gati tre muaj, ndeshjet e futbollit, në asnjë ligë të Kosovës nuk u lejua të zhvillohet.

Ekipet e Superligës së Kosovës në Futboll, u lejuan që të luajnë sërish pas gati tre muajsh, në fillim të muajit qershorit. Të gjitha ndeshjet pasuese deri në fund të kampionatit u zhvilluan pa tifozë.

Tifozët duan të kthehen në stadiume

(Foto: ffk-kosova.com)

Tifozët e klubeve vendore janë të mërzitur që edhe për një kohë nuk do të mund t’i shohin ekipet e tyre duke luajtur në fushë. Ata do të dëshironin rikthimin e tifozerisë në stadiume, gjithmonë duke respektuar rekomandimet për vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës fizike.

Por, pavarësisht kësaj, njohësit e sportit në Kosovë nuk besojnë se rikthimi i tifozëve në stadiume është një veprim i mençur. Sipas tyre në këto rrethana, me numër kaq të lartë të personave të infektuar me coronavirus, është e pamundur prania e tifozëve në garat sportive.

Pak stadiume në Kosovë i plotësojnë kriteret për të respektuar rekomandimet e UEFA-s dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Se mungesa e infrastrukturës sportive është problem e pohon edhe sekretari i FFK-së, Eroll Salihu – raporton Evropa e Lirë. Por, problemi kryesor sipas Salihut mbetet fakti se Kosova ka shënuar shifra drastike të rritjes të numrit të personave të infektuar me coronavirus, gjë që ka bërë që të rrezikohen edhe garat evropiane.

“Ne kemi problem tani që t’i zhvillojmë edhe ndeshjet e ekipeve në Kosovë sepse shumica e shteteve evropiane, së fundmi edhe SHBA-ja ka bërë ndalesë që të udhëtohet në Kosovë ose të hyhet në shtetet e tyre pa karantinë”, ka theksuar Salihu.

Kjo ka bërë që klubet sportive nga Kosova të përballen me telashe në udhëtim. Aktualisht problemet më të mëdha i kanë klubet apo sportistët që marrin pjesë në gara ndërkombëtare.

Testet për coronavirus që kryhen në Kosovë, nuk pranohen nga shumica e shteteve të Bashkimit Evropian e as nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

Institucionet ende pa vendim

Institucionet në Kosovë ende nuk kanë një vendim të qartë sa i takon lehtësimit të masave në raport me lejimin e ngjarjeve sportive.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, pas një takimi me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, njoftuan janë duke shikuar mundësinë lehtësimit të masave për këto aktivitete. Mirëpo aktualisht, nuk ka një strategji të qartë për lejimin ose jo të pjesëmarrjes së tifozëve në ngjarje sportive.

Diskutohet mundësia e kthimit të shikuesve në ngjarjet sportive
Lexo po ashtu Diskutohet mundësia e kthimit të shikuesve në ngjarjet sportive

Përmes masave të reja të prezantuara nga qeveria në fund të muajit korrik, u ndaluan veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura, që përfshinë, ndalimin e fazave përgatitore për klubet e ligave të ndryshme si dhe shkollat e futbollit.

Planet e ligave evropiane

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ligat më të forta evropiane në futboll, si Liga Premier, La Liga, Bundesliga dhe Serie A, po ashtu ndaluan pjesëmarrjen e tifozerisë. Edhe në këto shtete u ndërprenë kampionatet e futbollit për t’u kthyer sërish, por pa praninë e tifozëve.

Shumica e këtyre ligave i përfunduan kampionatet gjatë muajit korrik dhe pritet që të rikthehen në muajin shtator për kampionatin e ri 2020-2021.

Siç raportohet në Angli, hapin më të guximshëm drejt kthimit të tifozëve në stadiume pritet që ta marrë pikërisht ky shtet. Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se ndeshjet e Ligës Premier pritet të luhen me praninë e tifozëve nga muaji tetor, pasi qeveria atje planifikon që të vazhdojë hapjen në vjeshtë.

Spanja kishte deklaruar se do të niste kampionatet e reja me praninë e tifozëve, mirëpo, një gjë të tillë e ka vënë në pikëpyetje ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Santiago Illa. Ai ka deklaruar së fundmi se gjendja rreth pandemisë nuk e bën shumë optimist për një vendim pozitiv.

Edhe në Gjermani, zyrtarët e Federatës Gjermane të Futbollit kanë plane për kthimin e pjesshëm të tifozëve në stadiume, porse, të hënën më 11 gusht, ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Jens Spahn, deklaroi se duke parë numrin e të infektuarave duhet pasur shumë kujdes.

Edhe zyrtarët e ligës italiane të futbollit, Seria A, planifikojnë rikthimin e një numri të kufizuar të tifozëve, porse, qeveria ende nuk ka marrë ndonjë vendim atje.

Coronavirusi: Kosova me situatë të rënduar

(Foto: Jenny Evans/Getty Images/Guliver)

Javëve të fundit Kosova ka pasur shtim të numrit të personave të prekur nga coronavirusi. Që nga 13 marsi, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10.590 të prekur nga COVID-19.

Aktualisht janë 3,988 raste aktive ndërsa numrin total i personave të vdekur nga kjo sëmundje ka arritur në 354.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori