LAJMI I FUNDIT:

Sevilla eliminon Wolvesin – Manchester Unitedi e pret në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

Sevilla eliminon Wolvesin – Manchester Unitedi e pret në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës
Wolves vs Sevilla (Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

Sevilla ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pasi eliminoi Wolverhamtpon Wanderersin në çerekfinale me rezultat 1-0.

Skuadra angleze filloi mjaftë mirë takimin, duke fituar një penallti me anë të Adama Traores që bëri një vrapim siç di të bëjë vetëm ai.

Por, të gjithë mundin e tij e qoi huq bashëklojtari i tij në minutën e 13-të, Raul Jimenez që dështoi të shënonte nga pika e bardhë.

Pranoi topin në mesfushë, për të fituar penallti për Wolvesin - vrapimi i 'çmendur' i Adama Traores ndaj Sevillës
Lexo po ashtu Pranoi topin në mesfushë, për të fituar penallti për Wolvesin - vrapimi i 'çmendur' i Adama Traores ndaj Sevillës

Të dy skuadrat më pas tentuan që të tundin rrjetën e njëra tjetrës, mirëpo e kishin të pamundur në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, Sevilla ishte disi më e organizuar dhe krijonte aksione të njëpasnjëshme.

Wolves vs Sevilla (Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

Nga ky mund, skuadra spanjolle u shpërblye në minutën e 88-të, pasi Lucas Ocampos shënoi nga një asistim i Ever Banegas.

Kjo i mjaftoi Sevillës që të kalonte në gjysmëfinale, aty ku do të takohet me Manchester Unitedin që mbrëmë eliminoi Kopenhagen pas 12 minutash lojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori