eksperti-banner

Kanë kaluar vetëm katër muaj prej se Beyonce Knowles solli në jetë binjakët, Rumi dhe Sir.

Mirëpo, këngëtarja është kthyer shumë shpejt në formë dhe këtë e ka dëshmuar përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.


kostum (Instagram)

36-vjeçarja ka bërë një set fotografik dhe disa prej imazheve i ka publikuar në rrjetet sociale.

Në disa prej fotografive, Beyonce shfaqet e veshur me kostum dhe me flokët kaçurrele voluminoze.

beyonce (Instagram)

Ndërkaq, më së shumtë vëmendje kanë tërhequr pozat, në të cilat këngëtarja paraqitet me një fund të ngushtë dhe me pjesën e sipërme që vë në pah gjoksin e saj të bujshëm.

Në pozat nga prapa, ajo i ka treguar të pasmet e formësuara që janë rezultat i angazhimit të saj për tonifikimin e trupit dhe humbjen e kilogramëve.

beyonce1 (Instagram)

Edhe në një video të publikuar ditë më parë, Beyonce shihej që i ka arritur format e dëshiruara trupore.

Më poshtë mund t’i shihni edhe disa imazhe tjera të publikuara së fundmi nga këngëtarja në Instagram. /Telegrafi/

beyonce2

beyonce4