LAJMI I FUNDIT:

Serie A  zgjedh më të mirët për sezonin 2021/22: Maignan, Bremer, Brozovic dhe Immobile marrin çmimet

Serie A  zgjedh më të mirët për sezonin 2021/22: Maignan, Bremer, Brozovic dhe Immobile marrin çmimet

Serie A ka zgjedhur më të mirët në secilin pozicion për sezonin 2021/22 i cili do të mbyllet në fundjavë.

Milani dhe Interi ende janë në garë për titull, kur kanë mbetur vetëm edhe një xhiro.


Portieri i Milanit, Mike Maignan, është zgjedhur më i mirë në kategorinë e tij, pasi është ndër më meritorët që skuadra e tij është afër titullit.

Sa i përket mbrojtjes, më i miri është shpallur sensacioni i Torinos, Gleison Bremer.

Braziliani është paraqitur aq mirë sa që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura në Itali dhe Evropë.

Në mesfushë më i miri është zgjedhur Marcel Brozovic i Interit, i cili shkëlqeu këtë sezon.

Ai e ka udhëhequr skuadrën drejt dy trofeve këtë sezon, ndërsa është në pritje të tretit.

Në sulm është Ciro Immobile më i miri i këtij sezon. Sulmuesi i Lazios ka shënuar deri më tani 27 gola.

Ai kaloi dy sulmues si Dusan Vlahovic dhe Lautaro Martinez për të fituar këtë çmim.

Për fund lojtari më i mirë U23 i Serie A është zgjedhur sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.

Ai mbetet më i miri te Napoli këtë sezon. /Telegrafi/