LAJMI I FUNDIT:

Sergi Roberto kishte rezultuar plot 26 herë pozitiv me COVID-19, ai u kthye në fushë pas dy muajsh

Sergi Roberto kishte rezultuar plot 26 herë pozitiv me COVID-19, ai u kthye në fushë pas dy muajsh

Mbrojtësit të djathtë të Barcelonës, Sergi Roberto, i janë dashur dy muaj dhe 26 teste që të rezultojë negativ, ndërsa në këtë periudhë ai ka humbur 18 ndeshje.

Pas dy muajsh, Sergi Roberto ka bërë rikthimin e tij në gara me Barcelonën, duke luajtur nga minuta e 67-të kundër Athletic Bilbao (2-1), të dielën e kaluar në La Liga.


Lojtari ishte testuar pozitivisht për COVID-19 më 2 dhjetor, duke qëndruar shumë gjatë si i infektuar, ndryshe nga atletë të tjerë të nivelit të lartë që rinisin stërvitjet për më pak se dy javë.

Siç është zbuluar nga një gazetar i Esport 3, lojtari 28-vjeçar ka dalë pozitivisht për coronavirus 26 herë!

Lojtari, sidoqoftë ka qenë asimptomatik, ku qëndroi në shtëpi për një muaj para se të shkonte në qendrën stërvitore për të bërë testet e tij PCR.

Në herën e 27 atij iu dha e drejta që të bashkohet me shokët e ekipit. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori