LAJMI I FUNDIT:

Serena po e mendon mospjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për shkak të vajzës

Serena po e mendon mospjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për shkak të vajzës
(Foto: Instagram/serenawilliams)

Shtatë herë fituesja e turneut Wimbledon dhe një nga tenistet më të famshme të viteve të fundit, Serena Williams, ka vënë në dyshim pjesëmarrjen në Olimpiadën e Tokios.

Amerikania rikthehet në aksion për herë parë në turneun e Romës që pas eliminimit në gjysmëfinalen e Australian Open dhe gjatë konferencës për shtyp e pyetur për objektivat e sezonit ajo ngriti dyshime për garimin në Lojërat Olimpike.


“Jam stërvitur mirë këto tri javët e fundit, ndihem mirë fizikisht dhe në Romë më pëlqen gjithmonë të garoj ndaj dhe jam këtu”.

“Olimpiada? Kam menduar shumë për këtë pjesë, fakti që nuk lejohen familjarë me vete për të na shoqëruar më ka bërë të reflektoj shumë. Jam në dilemë, por në një tjetër Grand Slam do të jem”, është shprehur ajo, transmeton TCH.

Për Williams gjithçka vihet në diskutim për shkak të vajzës së saj të vogël të cilën ajo nuk mund ta marrë me vete gjatë Olimpiadës dhe amerikania tha se nuk është ndarë kurrë më shumë se 24 orë nga vogëlushja e saj ndaj pritet të marrë vendimin për të mos shkuar në Tokio.

Serena mban rekordin me një medalje të artë në garat single dhe tri të tjera të arta në lojën dyshe në Olimpiada teksa në karrierën e saj numëron edhe 23 tituj Grand Slam.

(Foto: Instagram/serenawilliams)