Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj.
Kështu ka konfirmuar vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj.
“Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha Valon Mehmetaj për REL, duke shtuar se lidhur me këtë familja është informuar nga avokati mbrojtës Sead Spahoviq.
“Rastin e kemi përjetuar rëndë sepse kemi pritur që ai të lirohet tash, pas gjashtë muajsh paraburgimi. Fatkeqësisht aktakuza u ngrit dhe iu vazhdua paraburgimi”, shtoi Valon Mehmetaj.
Prokuroria për krime lufte në Beograd, më herët ka konfirmuar se ka ngritur aktakuzë ndaj N.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.
Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Prokuroria në Beograd.
Së bashku me aktakuzën është edhe kërkesa për zgjatje të paraburgimit të të pandehurit N.M, i cili më 3 janar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në paraburgim.
Zëdhënësi i Prokurorisë për krime lufte në Serbi, Vasillje Seratiq ka konfirmuar se më 9 janar se shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, nën dyshimet për krime lufte në fshatin Rudicë.
Në përgjigjen me shkrim nga Prokuroria e Beogradit dhënë nuk përmenden detajet se për cilin krim bëhet fjalë dhe për çka konkretisht akuzohet Mehmetaj.
Avokati i Mehmetaj, Sead Spahoviq ka thënë se Mehmetaj po akuzohet për vepra të kryera pas qershorit, 1999, kur lufta kishte mbaruar dhe se akuzat ndaj tij nuk mund të lidhen me krime lufte.
Ai ka shtuar se nuk ka asnjë dëshmi në shkresat e prokurorisë ndaj lëndës për Mehmetajn se klienti i tij ka qenë i përfshirë në ndonjë vepër që përbën krime lufte.
Pas ndalimit të Nezir Mehmetajt nga autoritetet serbe, Prishtina zyrtare kishte kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?