LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim Nezir Mehmetajt

Gjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim Nezir Mehmetajt

Kosovarit  Nezir Mehmetaj, i arrestuar nga policia serbe të premten në pikë kalimin kufitar në Merdare, nga një gjykatë në Beograd i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin një familjar i Nezir Mehmetajt, i cili ka thënë se Neziri sot ka dalë para Gjykatës në Beograd, ku i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.


“Vllaun tonë dhe vllaun tuaj sot gjykata e Serbisë e ka denuar me 30 ditë paraburgim,apelojmë të institucionet përkatëse që ta marrin seriozisht këtë qështje që ai të lirohet sa me parë!”, ka shkruar Valon Mehmetaj, në një postim në Facebook.

Mehmetaj është arrestuar të premten në pikë kalimin kufitar në Merdare, derisa po kthehej nga Beogradi, ku e kishte dërguar të ëmën për një kontroll mjekësore.

Prokuroria Serbe për Krime të luftës dje ka bërë të të ditur se Mehmetaj është arrestuar në bazë të një flet arresti të lëshuar nga ky organ, kinse për krime lufte ndaj popullatës civile, raporton Telegrafi.

Të gjitha lajmet nga Nezir Mehmetaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nezir Mehmetaj

Në bazë të kësaj atij të shtunën i ishte caktuar ndalim policor prej 48 orësh. Ndërsa, sot Gjykata i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokuroria Serbe për Krime të Luftës ka njoftuar se Mehmetajt i është caktuar një avokat mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Të përkujtojmë se Mehmetaj jeton tash 25 vite në Zvicër dhe kishte qenë për pushime në Kosovë, prej ku edhe nënën e tij të  sëmurë e kishte dërguar në Beograd për analiza mjekësore.

Ndaj arrestimit të Mehmetajt ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të jashtme të Kosovës, i cili ka kërkuar nga autoritetet serbe ta lirojnë menjëherë kosovarin që jeton dhe punon në Zvicër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori