I ashtuquajturi “kryetar i këshillit të Kuvendit serb për Kosovën” Milovan Dreçun thotë se e brengosë deklarata e ministrit të ri amerikan të mbrojtjes, James Mattis, se tema mbi njohjen e Kosovës do të aktualizohet edhe para anëtarësimit të Serbisë në BE.
“A do të thotë kjo se administrata e Trumpit do të heqë dorë nga qëndrimi i gjertanishëm amerikan që mos të bëhet presion dhe që mos të kërkohet nga Serbia që ta njohë Kosovën. Nëse kështu zhvillohen ngjarjet, a do të ishte ky një trend negativ?”, pyetet Dreçun.
Ai thotë se, duke gjykuar deklaratat e zyrtarëve të posa emëruar, administrata e Trumpit është duke e vazhduar politikën e administratës së kaluar sa i përket çështjes së Kosovës, duke pretenduar se disa kanë pasur pritje joreale, dhe se për ShBA-të, pavarësia e Kosovës është çështje e kryer.
Duke komentuar deklaratën e sekretarit të ri të mbrojtjes së ShBA-ve, James Mattis, i cili ka deklaruar se duhet të formohen Forcat e armatosura të Kosovës, Dreçun ka thënë se nuk është mirë që është përmendur sepse në këtë drejtim duhet të ndërrohet Kushtetuta.
“Duket se do të kërkohet zgjidhje që të evitohet pengesa në Kuvendin e Kosovës për formimin e Forcave të armatosura, dhe se kjo pengesë është kundërshtimi i “popullit serb”.
“Kjo assesi nuk është mirë”, ka thënë Dreçun, transmeton gazetametro.net.
Ai shton se ende duhet të pritet të shihet se cilat qëndrime do të merr administrata e re amerikane për çështjen e regjionit, por deklarata e parë zyrtare sa i përket Kosovës tregon se disa kanë pasur shpresa joreale, dhe se administrata e Trump-it është duke e vazhduar politikën e administratës së kaluar.
“Këtu do të kemi vazhdimësi, që do të thotë se pavarësia e Kosovës për ta është çështje e kryer dhe se edhe më tutje do ta trajtojnë Kosovën si shtet”, ka thënë Dreçun për RTS.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes