LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Kosovës shkojnë në takim me Vuçiqin

Serbët e Kosovës shkojnë në takim me Vuçiqin

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, rreth orës 16 e 30 kanë mbërritur në Rashkë ku pritet që të takohen me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ata pritet të flasin “për situatën më të re” dhe rezultatin e bisedimeve me përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës që janë mbajtur mbrëmë në Bruksel.


Siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug, në takimin që do të duhej të fillonte në orën 17:00, kanë shkuar përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarët e komunave të veriut të Kosovës. /KosovaPress/