Seti i shkathtësive të tyre nuk duhet të vihet asnjëherë në kontestim. Këtë ata e dëshmuan edhe në albumin më të ri të tyre, “United State of Albania”.

MC Kresha dhe Lyrical Son publikuan projektin më të ri të tyre, albumin me 23 këngë në ditën e pavarësisë së Kosovës.

Ky album përmban shumë bashkëpunime dhe këngë, tema të ndryshme, ritme tradicionale të hip hopit dhe ato më të reja të kohës.

Shumëanshmëria e tyre dhe seti i shkathtësive shpaloset edhe në këtë këngë ku në tekst përmenden edhe yje, si ai i futbollit, Ismet Munishi, ai argjentinas Maradona dhe superylli i basketbollit, James Harden.

Jeta osht si bombonier ka thon Forrest Gump-i
Adrenalina in the air, La Bombonera Buenos Aires
10-shi i skuadres Maradona Ismet Munishi babes
Mjeshtri i i lojnave t’fjales dajrexhit ja thojna dajres (ah)
Vij prej anës ku ja feel-im njoni-tjetrit gajlen
Djemte e lagjes kur bojn pare mu kejt zemra m’knaqet
Kanaqet plot ilace dosti moti n’paqe
Me t’mahalles bashke like Ëu Tang Staten Island (yeah)
Rap Legend I am veq t’kisha lind n’Harlem
Mos t’kisha rapovat isha kon tu e menaxhu Kanten
Full kredit karten mos kesh se oshte me kajt, man
Mjekrren James Harden, marr pare edhe t’marten“, është pjesa e tekstit të repturës së MC Kreshës.

Më pas MC Kresha vazhdon manovrimin nëpër repturë duke përmendur edhe ikonën e boksit Muhamed Aliun, në krahasim me vështirësitë nga fillimi i karrierës dhe rrugës për të arritur ku është sot.

“Semafori” është projekti numër katër në kuadër të listës së albumit “United State of Albania”.

Albumi ka arritur rekord shitjesh në javën e parë dhe kërkesat e hatashme në drejtim të AVD Digital vazhdojnë të ekzekutohen.

Albumi me një porosi në PINT.al mund të vijë direkt në shtëpinë tuaj, apo edhe duke e blerë në një nga platformat online, iTunes, Spotify, Google Play apo edhe TIDAL. /Telegrafi/