LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj emërohet përgjegjës për integrime evropiane

Selmanaj emërohet përgjegjës për integrime evropiane

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj nga sot do të jetë përgjegjës për procesin e integrimeve evropiane.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Avdullah Hoti në një tryezë konsultuese me shoqërinë civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane.


“Zëvendëskryeministri Selmanaj do të mbuloj pjesën e integrimeve evropiane… Ai ka përvojë të gjatë në shoqërinë civile, besoj me shumicën prej jush njihet edhe personalisht, ose mund të keni punuar bashkë. Dhe unë besoj se së bashku me ju dhe stafin i cili është mjaft i përgatitur brenda zyrës dhe departamenteve që mbulojnë çështjet e integrimeve evropiane të punojnë së bashku në çuarjen përpara të agjendës evropiane”, ka deklaruar Hoti.