Selimi i quan Limajn dhe Haradinajn "vagonë të Thaçit"

14:"Ridvan Slivova
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se nuk është befasi që AAK dhe Nisma të shkojnë së bashku me presidentin Hashim Thaçi në bisedimet me Serbinë, që do të mbahen në Bruksel.
Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "kudo që shkon Thaçi do t'i ketë prapa edhe vagonat e tij, deri edhe në fundin e tij".
Postimi i Selimit:"Tashmë, nuk është befasi që AAK e NISMA i shkojne prapa Thaçit dhe PDK-së deri në Bruksel në negociatat me Vuçiçin. Kudo që shkon Thaçi do t'i ketë prapa edhe vagonat e tij, deri edhe në fundin e tij. Tek e fundit kjo është arsye se përse u pat bërë PAN-i", ka shkruar Selimi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































