LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Nuk jemi penduar për koalicionin me LDK-në

Selimi: Nuk jemi penduar për koalicionin me LDK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi nuk është i penduar pse kjo parti zgjodhi partner të vetëm LDK-në.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me LDK-në kanë arritur qëllimin që partitë e bllokut PAN ti dërgojnë në opozitë.


“Ne nuk kemi gabuar që kemi përzgjedhur LDK-në si aleatë të vetëm. Madje kemi guxuar të heqim dorë edhe nga strategjitë. Shumëkush na ka thënë se LDK do ta keqpërdorë pozicionin tonë. Le ta keqpërdorë. Ne kemi qenë të sinqertë edhe me LDK-në edhe me opinionin. Edhe nëse nuk do të pranonte LDK partneritet, ne do të shkonim në zgjedhje”.

Selimi thotë se është çështje e LDK-së nëse ata janë penduar për koalicionin.

“Vetë zoti Mustafa ka shprehur një keqardhje për koalicionin me LDK-në, por është çështje e tyre ëpr këtë gjë, por ne nuk jemi penduar për koalicionin me LDK-në”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi./Telegrafi/